Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Aksidenti para Ministrisë së Jashtme/ Ministri Hasani: Kolegu ynë ndodhet jashtë rrezikut për jetën!
                            Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar për aksidentin e ndodhur mesditën e sotme para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku një punonjës i këtij institucioni është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën.Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasani shprehet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës. “Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj...