Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dita e Pavarësisë, Kisha Orthodhokse kremton 28 Nëntorin me një ceremoni të veçantë
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u zhvillua Dhoksologjia e Flamurit për të nderuar simbolin kombëtar. Shërbesa e veçantë u drejtua nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili udhëhoqi meshën solemne në prani të klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve. Ky ritual tradicional, i cili kryhet për herë të parë në Tiranë nga Imzot Joan, shërben si një moment reflektimi shpirtëror mbi unitetin, vlerat kombëtare dhe lutje për paqe e harmoni. Gjatë ceremonisë, Kryepeshkopi Joan përcolli mesazhin e tij për përkujdesin ndaj vendit dhe përgjegjësinë e qytetarëve për ta bërë Shqipërinë një vend të begatë dhe të lulëzuar. Ai theksoi se çdo shqiptar duhet të jetë kujdestar i mirë i vendit të tij, duke punuar për mirëqenien dhe paqen e komunitetit. Në fjalën e tij,...