Berisha uron 28 Nëntorin: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit në Tiranë

Berisha uron 28 Nëntorin: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit në Tiranë

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.   Gëzuar 28 Nëntorin DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR. Miq, sot mbarë kombi ynë në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, feston 28 nëntorin si festën e të gjitha festave ditën e Flamurit tonë Kombëtar ditën e shpalljes më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Bej Vlora të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës. Ndaj sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e...