Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Deklarata e fortë e kreut të Urdhrit të Punonjësve Socialë: 11% e fëmijëve të ngacmuar seksualisht! Pedofilët krijojnë marrëdhënie besimi me…
Ai theksoi se pedofilët shpesh paraqiten si “njerëz krejt normalë” dhe ndërtojnë marrëdhënie besimi jo vetëm me fëmijët, por edhe me familjet e tyre, çka i bën rastet edhe më të vështira për t’u identifikuar. Duke iu referuar një studimi shkencor të vitit 2013, Vata ngriti alarmin se 11% e fëmijëve në Shqipëri kanë qenë të ngacmuar seksualisht të paktën një herë, ndërsa 5% kanë përjetuar abuzim seksual. Kjo shifër sipas tij, dëshmon qartë se fenomeni nuk është aspak i izoluar. Në një shoqëri ku viktimat shpesh përballen me stigmë dhe fajësim, ai nënvizoi se abuzimi seksual mbetet një nga krimet më të vështira për t’u raportuar, ndërsa kërkoi ndërgjegjësim dhe mbështetje më të madhe si për fëmijët, ashtu edhe për familjet e tyre. Mirgit...