Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
28 Nëntori – ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari
Adem Jashari Komandanti legjendar, Adem Jashari, lindi më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz të Skënderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skënderaj. Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Më 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur. Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991, ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien...