Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Hymni i Flamurit” nga Fan Noli
O Flamur gjak, o flamur shkabë,O vënd e vatr’ o nën’ e babë,Lagur me lot, djegur me flagë,Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani,S’të trëmb Romani, as Venecjani,As Sërb Dushani, as Turk Sulltani,Flamur i math për Vegjëli Flamur që linde Shën Kostandinin,Pajton Islamn’ e Krishtërimin,Çpall midis feve vllazërimin,Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben’ u lavdëroveDhe në furtun’ i funtmi u shove,Me Malon prapë lart vrapove,Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj përdhè u shtriveMe zjarr e zi u ndeze u nxive,Po çdo mizor me shpat’ e grive,O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë prie Shqipërinë,Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,Diell për vllanë, yrnek për fqinëPër botën ëndr’ e qjell i ri. ObserverKult —————————————- Lexo edhe: GJERGJ FISHTA: SI SHQYPNIJA ‘I VEND NUK KÁ Edhè hâna...