Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Rexhep Qosja: Historia dhe atdhetaria e përzgjodhën Ismail Qemalin
Rexhep Qosja Historia dhe atdhetaria e përzgjodhën Ismail Qemalin Nga Rexhep Qosja Gëzuar 28 Nëntori.Sa shumë i rëndësishëm, sa shumë i merituar, sa shumë i madh ai u bë me veprën më të madhe historike: me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.Për t’u bërë çka do të bëhet në historinë e popullit të vet e kishin përgatitur atdhetaria dhe historia. Ai ishte i urtë dhe i dinjitetshëm, i vendosur dhe zemërmadh, i guximshëm dhe i matur, i parimshëm e largpamës. Gjykimi i qartë, sjellja e avashtë dhe gojëtaria përshtypjebërëse e bënin sipëror dhe magjepsës personalitetin e tij. Me veprimin e tij të njësuar ai ishte zotëruesi i situatave dhe zotëria i kohës.Në sajë të virtyteve të tilla ai do të bëhet prijësi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare...