Atdheu është atdhe, bile edhe atëhere kur të vret! Amaneti i Kutelit për fëmijët: Duajeni Shqipërinë!

Atdheu është atdhe, bile edhe atëhere kur të vret! Amaneti i Kutelit për fëmijët: Duajeni Shqipërinë!

Letra e fundit e Mitrush Kutelit shkruar së shoqes Efterpisë përfundon me këtë fragment të dhimbshëm: Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëhere kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike- ajo fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, -dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për...