Drejtori i Policisë, Ilir Proda, uron shqiptarët për Festat e Nëntorit: Krenari kombëtare dhe respekt për dëshmorët…

Drejtori i Policisë, Ilir Proda, uron shqiptarët për Festat e Nëntorit: Krenari kombëtare dhe respekt për dëshmorët…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka uruar qytetarët për Festat e Nëntorit me një mesazh të posaçëm ku thekson vlerat kombëtare, sakrificat e të parëve dhe rolin e policisë në shërbim të komunitetit. Proda u shpreh se Nëntori është muaji i krenarisë dhe i rrënjëve historike të shqiptarëve, muaji i flamurit dhe i atyre që sakrifikuan për liri dhe pavarësi. Ai nënvizoi se Policia e Shtetit ka një vend të veçantë në këtë rrugëtim historik, si institucioni që qëndron çdo ditë pranë qytetarëve dhe që ka dhënë qindra dëshmorë në krye të detyrës. Mesazhi: Nëntori, muaji kur ndjejmë krenarinë, historinë dhe rrënjët që na bashkojnë, kudo që jemi. Është muaji i flamurit tonë, i grave dhe burrave që sakrifikuan...