28 Nëntori/ Ambasada e SHBA urim me mesazhin e Rubios: Zgjerojmë bashkëpunimin tonë

28 Nëntori/ Ambasada e SHBA urim me mesazhin e Rubios: Zgjerojmë bashkëpunimin tonë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar urimin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Rubio vlerësoi partneritetin e fortë midis SHBA-së dhe Shqipërisë, duke theksuar bashkëpunimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. Postimi i plotë: Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët. Gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare,...