Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dëbora në Bulqizë/ Prezencë akulli në aksin drejt Urës së Çerenecit, terminali i autobusëve prej 2 javësh në ujë
Zbardhen nga dëbora disa fshatra në Bulqizë, pasi reshjet e dëborës kanë vijuar që prej orëve të mëngjesit, shoqëruar edhe me temperatura nën zero. Në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit raportohet prezencë akulli në disa segmente të rrugës. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi akulli e bën qarkullimin të rrezikshëm. Kompania mirëmbajtëse është kërkuar per hedhjen e kripës për shmangien e akullit. Raportohet gjithashtu për mungesë energjie elektrike në disa fshatra të Bulqizës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Ndërkohë, prej më shumë se dy javësh vazhdon të jetë i bllokuar nga uji terminali i autobusëve dhe furgonave të fshatrave në Bulqizë. Megjithë ndërhyrjen me një mjet eskavator nga bashkia,...