Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alarm ushqimor/ 700kg mandarina të kontaminuara shpërndahen në Tiranë, ‘dorëzohet’ AKU, produkti nuk ka origjinë
Një kontroll rutinë i AKU-së në tregun e Tiranës ka zbuluar se mandarina të mbushura me pesticide kanë përfunduar pa pengesë në tryezat e qytetarëve, duke konfirmuar edhe një herë situatën alarmante të sigurisë ushqimore. Analizat e ISUV-it kanë konfirmuar tek mandarinat praninë mbi normë të insekticidit Pirimiphos-methyl, një substancë që teorikisht mbron frutat, por praktikisht godet drejtpërdrejt shëndetin e konsumatorëve. Burime bënë me dije se sapo u zbuluan rezultatet, u urdhërua tërheqja e menjëhershme e produktit. Por këtu nis edhe absurdi. Në kërkesën zyrtare institucioni pranon se mandarinat janë prodhim vendas, por askush nuk di të thotë nga kush janë blerë. Furnizuesi nuk ka paraqitur faturë, nuk ka dokument origjine dhe si për ta mbyllur rrethin,sistemi i gjurmueshmërisë rezulton i munguar. Për pasojë, AKU...