Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sekuestrohen edhe 2 automjete të tjera me vlerë rreth 105 000 euro në Tiranë, u vodhën jashtë shtetit dhe u sollën në Shqipëri
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit: -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani; -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari; Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon ndërsa...