Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
113-vjetori i Pavarësisë, Presidenti Begaj ndan pamje nga Vlora: Gëzuar 28 Nëntorin
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ndarë urimet për festën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë foto nga sheshi i Flamurit në Vlorë, ku u mbaj ceremonia e ngritjes së flamurit. Presidenti ishte i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Sheshi i Flamurit! Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë”, shkruan Presidenti Begaj. Top Channel