Poloni-Shqipëri, zyrtarizohet stadiumi ku luhet ëndrra amerikane

Poloni-Shqipëri, zyrtarizohet stadiumi ku luhet ëndrra amerikane

Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë. Një sfidë vendimtare për realizimin e ëndrrës amerikane për Kombëtaren shqiptare, por edhe për Poloninë, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e faktit që luan në fushën e vet dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve vendas. Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesen e takimit Ukrainë–Suedi, një përballje që gjithashtu premton intensitet dhe rivalitet të lartë. Sipas orarit të përcaktuar nga FIFA, të gjitha gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet e play-off do të zhvillohen pesë ditë më vonë, më...