Universiteti “nuk vlen”, mbi 80% e vendeve të lira të punës në 2024 nuk kërkonin aftësi arsimore

Universiteti “nuk vlen”, mbi 80% e vendeve të lira të punës në 2024 nuk kërkonin aftësi arsimore

Vitin e kaluar gati 80 për qind e vendeve të lira të punës që u shpallen nga Agjencia Kombëtare të Punësimit (ent publik ndërmjetësimi) ishin për punë me arsim elementar. Sipas të dhënave zyrtare gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 u shpallën 61,624 vende të lira pune ose 1% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare, por pjesa dërrmuese e tyre janë për profesione që nuk kërkojnë arsim të kualifikuar. Konkretisht, profesionet elementare përbëjnë 27.2% të vendeve të shpallura, ndërsa punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve zënë 18.9%, punonjësit në industri 11.7% dhe 23 për qind për zejtarë. Të katër këto  kategori përbëjnë gati 80% të totalit të vendeve të lira të punës, duke treguar se kërkesa e tregut në Shqipëri vijon të...