Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Thellohet sherri brenda PD, demokratët vënë me “shpatulla pas murit” Flamur Nokën, Murrizi dhe Spaho shpërthejnë në…
Mbledhja e strukturave të PD Kamëz Paskuqan këtë të mërkurë u kthye në një skenë tensioni të hapur. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi u përballën me kritika të drejtpërdrejta nga anëtarë të kryesisë së degës, të cilët kërkuan llogari për mungesën e konsultimit me bazën dhe mashtrimet e perceptuara me procesin e primareve. Debati nisi kur një demokrate kërkoi analizë për humbjet dhe shpjegime për mënyrën se si po merret vendimmarrja. Noka reagoi duke tentuar ta ndalonte të fliste dhe tensioni u rrit menjëherë. Në videon e shpërndarë nga të pranishmit, demokratja artikulon hapur pakënaqësinë ndaj drejtimit qendror të PD. Ajo thotë se qëndron në parti vetëm për shkak të kontributit të saj, jo për shkak të drejtuesve....