“Video/ ‘Shqipëri moj shkëmb e gurë’, nis festa në Vlorë, mjeshtri mallakastriot përshëndet shqiptarët

“Video/ ‘Shqipëri moj shkëmb e gurë’, nis festa në Vlorë, mjeshtri mallakastriot përshëndet shqiptarët

Tek Sheshi i Flamurit në Vlorë po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e ngritjes së flamurit. Qytetarë të Vlorës, si edhe shumë shqiptarë nga Kosova, kanë mbërritur në shesh për të festuar 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. “Ditë e shënuar, na kujton flamurin Bizant që nga koha e Skënderbeut deri të Vlora e Ismailit. Dua të citojë vargjet e të madhit Ali Asllani. ‘Shqipëri moj shkëmb e gurë, vritesh pritesh për flamurë’”, tha Guri Rrokaj, një mjeshtër i madh mallakastrioti. Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat kombëtare. Të ardhur me mjete private, por edhe të organizuar në grupe të mëdha, shumica prej tyre kanë kaluar nëpër Pikën Kufitare të Morinit, e cila sot ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh....