113 vite shtet! Bota uron Shqipërinë-SHBA & BE:Gëzuar 28 Nëntorin! Kosova: Dy shtete, një komb, dy flamuj

113 vite shtet! Bota uron Shqipërinë-SHBA & BE:Gëzuar 28 Nëntorin! Kosova: Dy shtete, një komb, dy flamuj

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Shqiptarët e të gjitha trevave festojnë sot 113 vjetorin e Pavarësisë! Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë. Këtë moment historik e kanë nderuar me urime vende e figura politike nga e gjithë bota. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date për kombin shqiptar. Osmani theksoi se kjo ditë bashkon katër ngjarje që formësojnë identitetin shqiptar: Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, lindjen e Komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Vjosa Osmani: Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë...