Sherr në Kurbin, plagoset me thikë një 30-vjeçar, i riu transportohet me urgjencë në spital

Sherr në Kurbin, plagoset me thikë një 30-vjeçar, i riu transportohet me urgjencë në spital

Një sherr mes disa personash është regjistruar në Kurbin, ku për pasojë është plagosur me thikë një 30-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë shtetasit me iniciale E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë. I lënduar mbeti shtetasi me iniciale A.A., 30 vjeç, i cili u transportua me urgjencë për në spital. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë. Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje...