Nis ceremonia e 113-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, mbërrin Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Nis ceremonia e 113-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, mbërrin Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Ka nisur këtë të premte ceremonia e përkujtimit të 113-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Gjatë ceremonisë është parë të mbërrijnë Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini. Përkujtimi ka nisur në Memorialin e Pavarësisë në Vlorë, në sheshin e “Flamurit”. Sipas protokollit, ceremonia ka filluar me intonimin e Himnit Kombëtar dhe më pas do të vijojë me homazhet në memorialin e Ismail Qemalit, simbolit të Pavarësisë. Qytetarë të Vlorës, si edhe shumë shqiptarë nga Kosova, kanë mbërritur në shesh për të festuar 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat kombëtare. Të ardhur me mjete private,...