Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Amerikanët duan goditjen e Ballukut/ Bushati: Rama kërkon gjilpërën në kashtë
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se “pista amerikane” si aryse pse SPAK po godet Belinda Ballukun, nuk bazohet në ndonjë provë apo fakt, por fakti që SPAK po heton procedura ku është i implikuar edhe Rama, krijon dyshime se ka një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar. Ylli Rakipi: Ka patur shumë aludime, kishe edhe ti dyshime, që te Balluku po hetohet se ka edhe ndërhyrje të huaj. Luajmë shumë me teori konspirative, amerikanët, etj… Andi Bushati: E kam hedhur këtë dyshim, por e kam hedhur, për të qenë i ndërshëm, pa patur fakt, por duke u nisur nga një logjikë, që deri tani SPAK nuk ka guxuar kurrë më parë, të prekë procedura ku është implikuar Edi Rama. E merr Veliajn për fustanet...