Zambrotta lë spitalin dhe kthehet në shtëpi: Hap pas hapi, por drejt…

Zambrotta lë spitalin dhe kthehet në shtëpi: Hap pas hapi, por drejt…

28 Nëntor 2025 10:13 Alfred Lleshi “Do të përditësohemi në ditët e ardhshme. Hap pas hapi, por drejt…” Edhe një herë, Gianluca Zambrotta nuk e humbet humorin dhe dokumenton kthimin në shtëpi pas operacionit në këmbën e majtë, javën e kaluar. Kampioni i botës 2006 iu nënshtrua një operacioni masiv për të korrigjuar varizmin, dmth këmbët e harkuara. Tani Zambrotta është kthyer në shtëpi dhe përmes një postimi në Instagram falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur: “Përshëndetje të gjithëve, faleminderit shumë për dashurinë e treguar këto ditë. Jeni shumë, nuk arrita t’ju përgjigjem të gjithëve, por ju lexova një nga një”. Operacioni i kryer është osteotomia, të cilën vetë e përshkroi kështu: “Praktikisht më rregullojnë këmbët duke prerë pjesë të vogla kockash lart...