Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Dua t’ju uroj popullit të Shqipërisë”/ SHBA, mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë, Rubio: Miqësi…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë urimet e tyre për popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe rolin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe euroatlantike. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të uroj popullin e Shqipërisë në festën e Pavarësisë,” thuhet në mesazhin zyrtar të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, publikuar nga DASH. Në deklaratë theksohet se partneriteti mes SHBA-së dhe Shqipërisë është ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. Po ashtu, vihet në dukje se aleanca brenda NATO-s mbetet themeli i mbrojtjes së ndërsjellë, ndërsa përshëndetet rritja e investimeve të Shqipërisë në sigurinë kolektive. Administrata amerikane vlerëson edhe bashkëpunimin e ngushtë...