Lëviznin me ‘BMW’ për shpërndarjen e heroinës dhe kokainës, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Lëviznin me ‘BMW’ për shpërndarjen e heroinës dhe kokainës, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një rast i shitjes së drogave të forta. Lëviznin me një automjet tip “BMW”, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Sekuestrohen lëndët narkotike, 5 aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë kriminale. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër narkotikëve, të zhvilluara si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i shitjes së drogave të forta. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin tip “BMË”,...