U ngrit nga duart e Ismail Qemalit në ballkonin e shtëpisë së Vlorës, BIRN: Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

U ngrit nga duart e Ismail Qemalit në ballkonin e shtëpisë së Vlorës, BIRN: Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

Një dëshmi e re për prejardhjen e flamurit që u ngrit pasditen e 28 nëntorit 1912 nga duart e Ismail Qemalit në ballkonin e shtëpisë së Vlorës. Ngjarjet e mëdha dhe të rëndësishme për popujt dhe kombet prodhojnë gjithmonë histori, analizë, biseda dhe debat. Rishqyrtimi apo riciklimi i këtyre ngjarjeve mbetet aktual atëherë kur dhe ngjarja rivjen në vëmendjen e popujve në mënyrë ciklike, për shkak të festimit të tyre si të rëndësishme për komunitetin. Të tilla kanë qenë dhe janë dy datat e rëndësishme të historisë moderne për shqiptarët, 28 dhe 29 nëntori. Në rastin e 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, tri janë diskutimet që zhvillohen, pavarësisht se nuk kemi në zotërim privat apo publik subjektet e tyre: çështja e flamurit të...