Emrat/ S’kanë fund ushtarët e krimit në polici, por Proda nuk lëviz nga karrigia

Emrat/ S’kanë fund ushtarët e krimit në polici, por Proda nuk lëviz nga karrigia

Hetimet e përbashkëta tregojnë se oficeri i Operacionales ka nxjerrë në treg sekretin hetimor për personat e dyshuar. Sipas SPAK, Igli Haxhia merrte para në këmbim të të dhënave duke mbyllur njërin sy për disa nga detyrat e tij në shërbim të trafikantëve të drogës. Rasti i Haxhias lidhet drejtpërdrejt me një operacion të madh antidrogë, ku një grup i strukturuar kriminal me bazë në territorin shqiptar dyshohet se ka importuar mbi 1300 kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës Veriore, për ta futur më pas në Itali me mjete të tonazhit të rëndë. Në këtë mekanizëm, roli i një oficeri policie që ka akses në informacion, në veprime hetimore dhe në akte të klasifikuara është i paçmuar për kriminelët. Por rekrutimi i një...