Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Një komb, dy flamuj”, Presidentja Osmani uron shqiptarët: Gëzuar Pavarësinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë shqiptarët për Pavarësinë e Shqipërisë Sipas Osmanit, Kosova e Shqipëria sot ecin krah për krah, si dy shtete, një komb, dy flamuj, dhe një zemër. “Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare. Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër. Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë! Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit...