Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kurti uron Ditën e Flamurit: Sytë i kemi nga “Nëntori i Tretë”, amaneti i atdhetarëve do të përmbushet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët në këtë 113-vjetor të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Mesazhi i Kurtit Nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit tonë. Kjo ditë e 28-të e muajit të njëmbëdhjetë vërtet ishte një aksident historik i vitit 1443, por një aksident i këtillë, i përsëritur me kaq ngulm përgjatë historisë, doemos u kthye dhe u bë një shenjë e shenjtë e kalendarit tonë kombëtar. Në këtë datë, mbi Kështjellën e Krujës, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriotëve, që u kthy e u bë...