Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shkullaku: Po u hapën letrat e Ballukut, del e gjithë lista e të korruptuar që mban në këmbë Rilindjen
Gazetari Armand Shkullaku ka analizuar dosjen e hetimit të SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Sipas Shkullakut, hetimet që po zhvillohen ndaj saj lidhen drejtpërdrejt me ndërhyrjen në shkeljen e barazisë në tendera, me pasoja që, sipas tij, shkojnë deri te blerja e votave dhe manipulimi i proceseve zgjedhore. Gjatë bisedës në studio, Shkullaku deklaroi se paratë e tenderave të dyshuar janë përdorur për të ndikuar në zgjedhje, duke sjellë fitore të thelluara për Partinë Socialiste në zona ku tradicionalisht nuk kishte mbështetje të madhe. Ai theksoi se, nëse hapen të gjitha letrat e Ballukut, ‘del i gjithë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë Rilindjen’. Sipas tij, Balluku po hetohet si numri dy i qeverisë, pikërisht sepse dyshohet se ka ndërhyrë për të...