Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Balluku është lëshuar’, Abilekaj: SPAK nuk po prek Ramën, por po luan lojën e tij
Enton Abilekaj u shpreh se goditja e SPAK ndaj Belinda Ballukut nuk është thjesht një veprim i drejtësisë, por pjesë e një skeme të mirëndërtuar të pushtetit, ku çdo lëvizje e institucionit special lidhet drejtpërdrejt me vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama. Sipas Abilekajt, skema që del nga dosjet e SPAK-ut tregon një qeverisje që ka eliminuar konkurrencën, ka prodhuar tendera me fitues të paracaktuar dhe ka krijuar një makineri të tërë biznesmenësh e zyrtarësh të lidhur me interesat e rilindjes me Ballukun si “numrin dy” të kësaj strukture. Ai theksoi se veprimet ndaj ish-zëvendëskryeministres nuk rrjedhin nga pavarësia e SPAK-ut, pasi Rama as po e mbron dhe as po përdor mekanizmat e tij të plotë politikë e mediatikë për të ndërhyrë një sinjal, sipas tij, se...