Viti 2025, çfarë makthi për Interin! Asnjë trofe dhe vetëm 2 fitore në 17 “big match”

Viti 2025, çfarë makthi për Interin! Asnjë trofe dhe vetëm 2 fitore në 17 “big match”

Interi po përjeton një vit 2025 zhgënjyes. Dy humbje në tri ndeshjet e fundit, derbi dhe disfata dramatike me Atletico Madridin, e rikthejnë skuadrën e Chivu në krizë. Paradoksi është se zikaltërit “luajnë si të barabartë me të gjithë, por nuk fitojnë thuajse me askënd”. Në pesë humbjet sezonale, Interi rrallëherë ka qenë inferior, por ka marrë më pak sesa ka prodhuar në fushë. Statistikat e “big match” janë alarmante. Në vitin 2025, vetëm 2 fitore në 17 ndeshje kundër rivalëve të nivelit të lartë (Milan, Napoli, Juventus, Roma, Bayern, Barcelona, PSG). Fitoret erdhën në çerekfinalen e parë kundër Bayernit dhe ndaj Romës, pas pushimit të tetorit. Fitorja në gjysmëfinalen e kthimit kundër Barcelonës nuk llogaritet, sepse erdhi pas minutës së 90-të. Ka edhe më...