Dëbora mbulon zonat malore në Kukës, ‘prek’ edhe disa segmente të Rrugës së Kombit

Dëbora mbulon zonat malore në Kukës, ‘prek’ edhe disa segmente të Rrugës së Kombit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zonat malore të qarkut të Kukësit, mbi 700 metra mbi nivelin e detit, u mbuluan nga reshje dëbore që pasuan disa ditë me shi të dendur. Dëbora ka prekur gjithashtu edhe disa segmente të Rrugës së Kombit, me reshjet që nisën rreth orës 04:00. Edhe pse aktualisht reshjet kanë pushuar dhe trafiku zhvillohet normalisht, autoritetet dhe kompania mirëmbajtëse e Rrugës së Kombit bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, për shkak se temperaturat e ulëta mund të krijojnë rrëshqitje apo ngrica në orët në vijim. Rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë në segmentet malore dhe kthesat e theksuara, të ruajnë distancë sigurie më të madhe se zakonisht, të shmangin frenimet e forta dhe manovrat...