Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shqipëria, 113 vite e pavarur/ Kryeministri Rama uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kreyministri Edi Rama uruar këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët. “MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook. 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Top Channel