Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Gurët udhërrëfyes” në Tiranë, ku eksplorohet tema e rrugës së rikthimit
Nga Julia Vrapi “Gurët udhërrëfyes” përmes fotografive, ku eksplorohet tema e rrugës së rikthimit. Ekspozita këtë nëntor vjen përmes fotografive të artistes Mariana Kostandini. Një nga ekspozitat e reja që hapet këtë mbrëmje, duke pasuruar dhe kalendarin artistik të aktiviteteve në kryeqytet këtë nëntor. Ekspozita sjell në Tiranë një sërë punësh të artistes Mariana Kostandini, dhe është e kuruar nga Yandé Diouf. Ekspozita “Gurët udhërrëfyes” në Tiranë eksploron temën e rrugës së rikthimit. E krijuar nën vjeshtën e vitit 2025 gjatë një rezidence në ishullin mesdhetar të Sifnos, kjo seri fotosh flet për udhëtimin e brendshëm që nënkupton largimin e më pas kthimi. Në këtë rrëfim transformimi, fragmente, peizazhesh, gjurmë dhe takime shndërrohen në pika orientuese në gurë udhërrëfyes. Kuratorja Yandé Diouf në tekstin e...