Gjykata Kushtetuese shtyn seancën paraprake për pezullimin e Ballukut nga detyra, më 2 dhjetor vendoset nëse ankimi…

Gjykata Kushtetuese shtyn seancën paraprake për pezullimin e Ballukut nga detyra, më 2 dhjetor vendoset nëse ankimi…

Gjykata Kushtetuese nuk dha dot këtë të enjte ndonjë vendim për çështjen e Belinda Ballukut. Kolegji me 3 gjyqtarë u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Kryeministrit Rama, që pretendon se një gjykatë nuk mund të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie, por nuk pati vendim. Pengesë u bë largimi nga gjykata e Holta Zaçajt, e cila u zëvendësua në fillim të javës nga Asim Vokshi. Zacaj ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi dosjen “Balluku” dhe gjyqtarja, që e zëvendësoi, Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet. Shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 2 dhjetor. Pritet që më së pari, Gjykata Kushtetuese të japë një përgjigje kërkesës së...