Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Komisioni i posaçëm i Reformës Territoriale, PS-PD shprehin vullnetin për bashkëpunim
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dje mbledhjen e dytë me rend dite detaje organizative të komisionit, caktimi i sekretarit të komisionit, shqyrtimi i projektkalendarit të punës së komisionit dhe caktimi e numrit të ekspertëve pranë komisionit. Kjo është mbledhja e dytë, pasi mbledhja e parë e zhvilluar rreth një muaj më parë u bojkotua nga deputetët e Partisë Demokratike. Në nisje të mbledhjes bashkëkryetari i Komisionit nga Partia Socialiste, Arbjan Mazniku u shpreh se, “nga të gjithë palët janë dhënë mjaftueshëm mesazhe për gatishmërinë që të punojmë bashkërisht, të komunikojmë me njerëzit, të komunikojmë me qytetarët, të komunikojmë me kryetarët e bashkive, me anëtarët e këshillit bashkiakë, me të zgjedhurit në nivel qarqesh gjithashtu, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme...