Ukraina para Ballkanit në BE? Ç’shaka!

Ukraina para Ballkanit në BE? Ç’shaka!

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se pretendimi i udhëheqësve evropianë se Ukraina është më e gatshme për anëtarësim në BE sesa vendet e Ballkanit Perëndimor është një “shaka absolute”, duke theksuar se vendet në rajon janë në një pozicion shumë më të mirë pas viteve të reformave dhe pritjes për zgjerim. Në një intervistë me RTRS, Szijjarto tha se Hungaria “mbështet absolutisht” zgjerimin e Bashkimit Evropian, por vetëm për vendet që do ta forcojnë Unionin. “Kjo duhet të jetë një shaka, sepse të gjithë e dinë që vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë pritur anëtarësim për 15, 16 ose 17 vjet, janë përgatitur shumë më mirë se Ukraina,” tha Szijjarto, duke vënë në dukje se rajoni ka bërë përparim në reforma dhe...