Allegri për rinovimin e Maignan: Po merret klubi, me të flas vetëm për fushën

Allegri për rinovimin e Maignan: Po merret klubi, me të flas vetëm për fushën

28 Nëntor 2025 7:40 Alfred Lleshi Trajneri i Milanit, në konferencën para ndeshjes ndaj Lazios, foli edhe për Mike Maignan, i cili është në qendër të zërave për transferim, pasi kontrata e tij skadon më 2026. Allegri theksoi: “Mike ka qenë gjithmonë një nga portierët më të fortë në botë, prandaj nuk habitem për performancën e tij. Rinovimi i kontratës? Klubi po mendon për këtë, drejtuesit punojnë për të siguruar të ardhme të qëndrueshme të skuadrës. Unë me Mike flas vetëm për gjërat e fushës, ashtu si trajneri i tij Filippi. Jam i kënaqur, e shoh të qetë dhe po konfirmon cilësitë e tij”. Për Nkunku shtoi: “Erdhi në fund të gushtit, pastaj shkoi dy herë me kombëtaren, ka bërë një hap përpara. Nuk prisja...