Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh, me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut dhe qendër, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Në zonën e veriut dhe qendër reshje shiu të izoluara, të dobëta dhe afatshkurtra ndërsa në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës deri mesatar në formën e shtrëngatave. Reshjet e shiut në zonën e jugut do të jenë të herëpashershme për pjesën më të madhe të ditës. Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe...