Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
10 milionë euro pas vdekjes! Kujt ia la dhe çfarë përmban testamenti i Pippo Baudos?
Pippo Baudo, një nga figurat më të njohura të televizionit italian, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, ka lënë pas një testament me vlerë rreth 10 milionë euro. Megjithatë, dokumenti ende nuk është pranuar nga asnjë prej trashëgimtarëve të tij zyrtarë. Testamenti, i hapur më 9 shtator, parashikon që pasuria e Baudos të ndahet mes fëmijëve të tij, Tiziana dhe Alessandro, si edhe ish-sekretares së tij, Dina Minna. Pavarësisht tre muajve që kanë kaluar nga hapja e dokumentit, asnjë prej tyre nuk e ka formalizuar ende pranimin. Çfarë përfshin pasuria? Pasuria e Pippo Baudos, e vlerësuar rreth 10 milionë euro, përfshin: • 4 apartamente në Romë,• një zyrë në lagjen Prati,• truall në Fiano Romano,• pesë parcela në Sirakuzë,• dhjetë parcela në zonën e...