Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Drita feston në Conference League, fiton ndeshjen speciale të shqiptarëve ndaj Shkëndijës
Drita triumfon 1-0 ndaj Shkëndijës, në sfidën e Conference League të luajtur në “Fadil Vokrri”. Ekipi i Ramadanit fiton kështu ndeshjen speciale të shqiptarëce, para Ditës së Pavarësisë. Vendimtar në këtë takim rezultoi goli i Arb Manaj, i realizuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, mungoi goli, edhe pse rastet ishin të shumta. Festa ishte e ligjshme te Drita pas fundit të sfidës, ndërkaq në krahun tjetër, ekipi i Beqirit del pa pikë nga ky takim. Drita është në vendin e tetë. Shkëndija është në vendin e 25-të.