Drita dhe shanset e kualifikimit, ja situata! Trajneri Ramadani: “Çfarë emocioni sonte, duam historinë por gjithashtu do jem tifoz i Shkëndijës në vazhdim sepse…”

Drita dhe shanset e kualifikimit, ja situata! Trajneri Ramadani: “Çfarë emocioni sonte, duam historinë por gjithashtu do jem tifoz i Shkëndijës në vazhdim sepse…”

Kampioni i Kosovës, Drita, ka shënuar një fitore të madhe në derbin shqiptar kundër Shkëndijës, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Konferencës. “Intelektualët” triumfuan me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zjarrtë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Arb Manaj u shpall hero me golin e vetëm të takimit, pas një harkimi perfekt nga Besnik Krasniqi. Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të Ligës së Konferencës me 8 pikë, ndërsa Shkëndija zbret në pozitën e 25-të me 4 pikë. Forma e jashtëzakonshme e gjilanasve nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani bën që klubi të jetë shumë pranë sigurimit të një vendi në play-off të kësaj gare evropiane. Ajo që bie më së shumti në...