Çështja “Balluku”/ Çfarë pritet nga vendimi i Gjykatës më 2 dhjetor? Avokati zbulon detajet

Çështja “Balluku”/ Çfarë pritet nga vendimi i Gjykatës më 2 dhjetor? Avokati zbulon detajet

Çfarë do të ndodhë me çështjen “Balluku” në 2 dhjetor? Kjo ishte pyetja që iu drejtua avokatit Kujtim Ibraj në një emision televiziv.Ibraj shpjegoi se data 2 është vendimtare për të përcaktuar nëse çështja do të kalojë apo jo për shqyrtim gjyqësor. Ai theksoi se, nëse gjykata vendos ta marrë në shqyrtim, një vendim përfundimtar mund të jepet brenda dy javësh. Në rast se çështja nuk kalon, në fuqi mbetet vendimi i GJKKO-së, gjë që e mban të pezulluar zëvendëskryeministren. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë presim nga gjykata në datën 2? Ibraj: Vendoset nëse do kalojë çështja për shqyrtim apo jo. Borakaj: Nëse merret në shqyrtim, sa kohë do i duhet? Ibraj: Nëse kalon për gjykim, besoj brenda 2 javësh do dalë një vendim përfundimtar....