Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kryengritje për të “rrëzuar” Berishën? Ibraj: Lëvizja më e fortë politike, ja kur do të japë rezultat
Takimi informal i disa prej figurave më të rëndësishme brenda PD-së në një kafe në Tiranë ishte kryefjala e diskutimeve në opinionin publik këtë të enjte. I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, avokati Kujtim Ibraj theksoi se ky takim është një nga lëvizjet më të forta politike. Sipas tij, kafja “informale” mes Ervin Salianjit, Tedi Koplikut, Aulon Kalasë, Hysen Kadiut dhe Ilir Alimehmetit, të cilët kanë qenë më të votuarit në primare, do të prodhojë një nga lëvizjet më të forta në PD. Pjesë nga biseda: Ibraj: Mendoj se takimi i sotëm i Salianjit do të jetë një nga lëvizjet më të forta politike. Mungon vetëm Besarti ose ndonjë djalë i ri. Ajo që më intrigoi ishte...