Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gara për kreun e SPAK, gazetari zbulon takimin e zyrtarit amerikan me kandidatin, çfarë fshihet
Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj janë 4 emrat që po kandidojnë për të marrë drejtimin e SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Por, cili nga të katërt do të jetë drejtuesi i ri? Gazetari Flogert Muça zbuloi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus një takim të ndodhur mes kandidatit Klodian Braho dhe një zyrtari amerikan. Ai hodhi dyshime se ky takim ka efekt tek zgjedhja e kreut të SPAK. Pjesë nga biseda: Muça: Klodjan Braho ka takuar një zyrtar amerikan. Topalli: Është tregues kjo? Muça: Jo. Por pse është tregues që Yuri Kim shkoi në mbledhje dhe u zgjodh Dumani. Borakaj: A loboi ajo në atë kohë për dikë? Muça: Nuk e dim. /vizionplus.tv