Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Të ardhurat neto nga interesat bien për herë të parë që nga viti 2019
Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në rënie për herë të parë që prej vitit 2019. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 9-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 55.8 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e të ardhurave neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat. Shpenzimet për interesa u rritën me 10.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato. Nga ana tjetër, të ardhurat bruto...