Tensionet me SHBA, Venezuela shpall “non grata” 6 kompani të mëdha ajrore

Tensionet me SHBA, Venezuela shpall “non grata” 6 kompani të mëdha ajrore

Venezuela ka ndaluar gjashtë linja ajrore ndërkombëtare të mëdha që të ulen në këtë vend, pasi ato nuk arritën të përmbushnin një afat 48-orësh për të rifilluar fluturimet atje. Linjat ajrore kishin pezulluar përkohësisht rrugët e tyre drejt kryeqytetit, Karakas, pasi SHBA paralajmëroi për “aktivitet të shtuar ushtarak” në zonë. E zemëruar nga kjo, qeveria venezuelase u dha kompanive një ultimatum që skadoi të mërkurën. Ndërsa një numër linjash ajrore më të vogla vazhdojnë të fluturojnë drejt Venezuelës, mijëra pasagjerë janë prekur. SHBA ka dislokuar një forcë të madhe në ujërat pranë Venezuelës, për të cilën thotë se është për të luftuar trafikun e drogës, por që udhëheqësi i Venezuelës e ka denoncuar si një përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti. Siç shkruan BBC, autoriteti i...