Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Gjest i ndjerë/ Bebe Rexha nderon Shpat Kasapin me një postim simbolik
Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka prekur jo vetëm publikun në Shqipëri dhe Kosovë, por ka shkuar deri te artistët shqiptarë në diasporë. Mes tyre ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, e cila publikoi një gjest të thjeshtë, por shumë domethënës në Instagram. Artistja shqiptaro-amerikane ndau në Instastory një video të Shpatit duke kënduar këngë patriotike. Bashkë me videon, ajo vendosi dy emoji simbolikë: pëllumbin dhe flamurin shqiptar, një mënyrë e qartë për të shprehur dhimbjen dhe respektin për artistin e ndjerë. Edhe pse Bebe Rexha ka një karrierë ndërkombëtare dhe jeton në SHBA, ajo nuk i ka harruar rrënjët e saj shqiptare. Si ajo, ashtu edhe Shpat Kasapi vinin nga i njëjti origjinë shqiptarë...