Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Forcohet argjinatura e Bistricës, ministri Vengu në kanalin e Çukës: Vijon puna deri në rehabilitimin total
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, inspektuan sot nga afër punimet për rehabilitimin emergjent të argjinaturës së Lumit Bistricës, në kanalin e Çukës. Ministri theksoi se shembjet në disa pika të argjinaturës e bënë ndërhyrjen emergjente të domosdoshme. “Tani për ta bërë të qartë edhe për publikun dhe të gjithë banorët e Sarandës, Finiqit, Delvinës, praktikisht gjithë zonës së prekur nga vërshimet e Bistricës, gjendemi në kanalin e Çukës në pritën më të madhe, argjinaturën më të madhe të Bistricës ku gjatë vërshimeve të ditëve të fundit, siç e dini, patëm në katër pika praktikisht një shembje të konsiderueshme,” tha ministri Vengu. Ai shtoi se ndërhyrjet po kryhen me një përpjekje të përbashkët civile-ushtarake, ku përveç ekspertizës së...